Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata e Posaçme cakton seancën për çështjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme cakton seancën për çështjen

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore në themel lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha dhe Malltezi akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa SPAK pretendon se procedura e privatizimit të kompleksit “Partizani” është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe përfitime të padrejta ekonomike.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të mediave, vëzhgues të organizatave ndërkombëtare dhe mbështetës të palëve të përfshira.

Të fundit