Flash News

E-TJERA

Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon Begaj: Jam thellë i trishtuar!

Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon

Presidenti i republikës, Bajram Begaj ka reaguar rreth aksidentit ajror në Indi, ku një avion me rreth 250 persona në bord, i cili ishte nisur drejt Londrës, është rrëzuar .

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Begaj shkruan se ndihet thellësisht i trishtuar nga lajmi, si dhe shprehu ngushëllimet e tij në emër të vendit tonë familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë.

“Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”, ka shkruar Begaj në rrjetin social ‘X’.

Të fundit