Flash News

E-TJERA

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kur flitet për vjedhje, mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin

Rinumërimi i votave, Lubonja: Kur flitet për vjedhje, mjaftojnë 5

Analisti Fatos Lubonja mendon se rinumërimi i votave të 11 majit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik, që nuk lejon më rotacion.

I ftuar në News24, Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet. Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

“Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo”, tha Lubonja. 

Të fundit