Flash News

E-TJERA

GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen penale për “shpifje” dhe “fyerje” të ngritur nga juristi Romeo Kara ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Sipas vendimit të gjyqtares Flora Hajredinaj, me numër 40, datë 11.06.2025, është vendosur pushimi i çështjes penale me nr. 98 të regjistrit të vitit 2025. Kjo çështje kishte si objekt kërkesën për gjykim të paraqitur nga Romeo Kara më 9 maj 2025, në të cilën ai akuzonte Kryemadhin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes publike”, të parashikuara nga nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal.

Në seancën gjyqësore të mbajtur së fundmi nuk u paraqit as paditësi dhe as e paditura, çka duket se ka ndikuar në vendimin për pushimin e çështjes. Gjykata ka vendosur gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen paditësit, Romeo Kara.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke nisur nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Të fundit