Flash News

E-TJERA

“Përgjegjëse vetëm bashkia Vlorë”, Dredha debat me ish-zv.ministren e PS për zjarrin në fushën e mbetjeve

“Përgjegjëse vetëm bashkia Vlorë”, Dredha debat

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha iu përgjigj deklaratës së ish zvëvendësministres së Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi e cila tha në Opinion se "përgjegjëse vetëm bashkia”, për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Përmes një lidhjeje Skype, Dredha tha se fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar ka mbi 40 vite që shërben si vendgrumbullim dhe se këtë fenomen shqetësues e ka hasur që ditën e parë që ka marrë detyrën.

“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025.

Është një punë shumë e madhe, sepse ka qenë një ngërç edhe në aspektin ligjor. Ka edhe njerëz që tërhiqen, kjo është për t’u përgëzuar se nuk është një gjë e vogël. E përmenda jo pa qëllim, sepse ne kemi projekt me bankën gjermane, që parashikon që faza e tretë e është kapsulimi i landfillit. Kjo është utopike ta mendosh, jo më ta deklarosh.

Se kush është ai që i vë zjarrin landfillit të vet?! Janë gjithë ata njerëz që luftojnë me flakët, ndërkohë që ka gaz metan prej mbetjeve. Është jashtë çdo lloj imagjinate që këtë mund ta bëjë një institucion lokal. Zjarri ishte vetëm dy orë, por u shua menjëherë. Normalisht ka tym. Në mediat sociale doli sikur zjarri ka zgjatur pesë ditë”, tha kryetari i bashkisë Vlorë.

Të fundit