Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin “Tiranë–Lezhë”, 4 të plagosur

Makina del nga rruga në aksin “Tiranë–Lezhë”, 4

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë. 

Policia njofton se si pasojë, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë plagosur shoferi dhe tre pasagjerët që udhëtonin në mjet. 

"Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit