Flash News

E-TJERA

Hodhi mbeturinat e kompanisë në lumin Buna, procedohet punonjësi 31-vjeçar

Hodhi mbeturinat e kompanisë në lumin Buna, procedohet punonjësi
Foto ilustruese

Një person është proceduar penalisht nga Policia pasi akuzohet për ndotje të mjedisit. Policia bën me dije se procedimi ka nisur për shtetasin me iniciale, K.GJ, punonjës në një kompani pularie pasi është filmuar duke shkarkuar mbetjet në lumin Buna.

Rasti është filmuar një ditë më parë, ndërkohë që pas publikimt të pamjeve, policia ka proceduar penalisht vetëm punonjësin 31-vjeçar. Procedimi penal ndaj 31-vjeçarit nisi për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet me logon e një kompanie, nga i cili hidhen mbetje në lumin Buna, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.”– njofton policia.

Të fundit