Flash News

E-TJERA

Vrasja në Xibër të Klosit/ Në pranga Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës

Vrasja në Xibër të Klosit/ Në pranga Hazbi Velsula,

Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në fshatin Xibër të bashkisë Klos. Hazbi Velsula, 65 vjeç, u arrestua në zonën e Alliasit në Tiranë, disa orë pas krimit që tronditi komunitetin.

Ngjarja ka ndodhur pranë pronës së viktimës, ku është gjetur i pajetë Selim Velsula, kushëri i autorit. Sipas burimeve policore, trupi i viktimës kishte dëmtime të shkaktuara dyshohet nga një mjet prerës.

Pas kryerjes së aktit, Hazbi Velsula ka njoftuar të motrën se kishte vrarë një person. E tronditur, ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka organizuar një operacion për kapjen e autorit. Ai u lokalizua dhe u arrestua në një zonë ku ishte fshehur.

Paraprakisht dyshohet se Velsula vuante nga probleme të shëndetit mendor, por kjo pritet të sqarohet nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet në vijim.

Të fundit