Flash News

E-TJERA

Armando Broja në shënjestër të Bundesligës

Armando Broja në shënjestër të Bundesligës

Armando Broja është vendosur në qendër të vëmendjes së klubeve të Bundesligës në merkaton e verës, sipas raportimeve të fundit të Sky Germany.

Flitet se ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.

RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg, të dy favoritë në garën për të nënshkruar me shqiptarin, po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar.

Broja, i cili është ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, e ka pasur të vështirë të gjejë kohë të qëndrueshme loje në sezonet e fundit.

Periudhat e huazimit te Vitesse dhe Southampton u pasuan nga periudha më të shkurtra huazimi te Fulham dhe Everton.

Të fundit