Flash News

E-TJERA

"Skandal" denoncon gazetari: Brakiterapia jashtë funksionit në Onkologjik, qindra gra me kancer pa trajtim

"Skandal" denoncon gazetari: Brakiterapia jashtë funksionit

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal të rëndë që po ndodh në spitalin Onkologjik në Tiranë, i cili sipas tij po i kushton jetën pacientëve shqiptarë. Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Stafa ngre alarmin për mosfunksionimin e aparaturës së Brakiterapisë – një formë specifike rrezatimi që përdoret në trajtimin e kancerit gjinekologjik.

Sipas gazetarit, pajisja është jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe neglizhencës institucionale, pavarësisht se ajo duhej të mirëmbahen rregullisht sipas kushteve të garancisë për të garantuar funksionim pa avari gjatë trajtimit të pacienteve.

“Kjo nuk është një ndërhyrje që mund të zëvendësohet me ndonjë trajtim tjetër. Brakiterapia është jetike dhe e pazëvendësueshme për gratë me kancer të sistemit riprodhues. Kjo është një vdekje e heshtur, e shkaktuar nga neglizhenca,” – shprehet Stafa në videon e tij.

Ai i referohet gjithashtu një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), sipas të cilit për një periudhë dyvjeçare, plot 600 gra mbetën pa trajtim me Brakiterapi, ndërsa për 12 vite, kjo aparaturë nuk ka funksionuar në QSUT, për shkak të keqmenaxhimit, mungesës së përgjegjshmërisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Të fundit