Flash News

E-TJERA

Nëna e Martin Canit reagon pas publikimit të videos: U trondita, nuk e pashë dot!

Nëna e Martin Canit reagon pas publikimit të videos: U trondita, nuk e

Nëna e Martin Cani, Florina reagoi për herë të parë pas publikimit të pamjeve kur 14 vjeçari sulmohet për vdekje nga moshatari i tij pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë.

E ftuar në Opinion, ajo tha se videon nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur!

“Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim pak veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin mos ta humbim me kujtimet e tij. Gjithsesi u trondita jashtë mase shumë, tronditje e madhe psikologjike. Ne kemi falenderuar mediat që na kanë qëndruar pranë, por ishte tronditëse! Unë nuk e dija që videoja ishte e publikuar, nuk munda që ta shikoj!”, tha ajo. 

 

 

Të fundit