Flash News

E-TJERA

Emri/ U aksidentua teksa po shkonte në punë, humb jetën i riu shqiptar në Itali

Emri/ U aksidentua teksa po shkonte në punë, humb jetën i riu

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Viktima është identifikuar si Matias Selaj, 21 vjeç, i cili pësoi aksident mëngjesin e 4 qershorit, teksa ishte duke shkuar në punë me motorin e tij në rrugën Strada dei Vivai, pranë zonës Sant’Angelo di Piove.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, Selaj u përplas fillimisht me një furgon të parkuar anës rrugës, përplasje që bëri që trupi i tij të fluturonte disa metra larg. Fatkeqësisht, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një automjet tjetër që po vinte përballë, i drejtuar nga një grua 49-vjeçare.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore dhe trajtimit në spital, i riu shqiptar nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai ndërroi jetë pas tre ditësh në spital, duke lënë pas dhimbje të madhe në familjen dhe komunitetin e tij.

Të fundit