Flash News

E-TJERA

Të shtënat me armë në “Ali Dem”, plagoset 26-vjeçari, 4 shpallen në kërkim

Të shtënat me armë në “Ali Dem”, plagoset

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur në zonën e Ali Demit” në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur mes 5 personave, ku 4 prej tyre janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është plagosur.

Gjatë konfliktit me sende të forta është qëlluar edhe me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit