Flash News

E-TJERA

I zhdukur prej gjashtë ditësh, gjendet i vdekur 20-vjeçari në Korçë (EMRI)

 

I zhdukur prej gjashtë ditësh, gjendet i vdekur 20-vjeçari
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në fshatin Gjonomadh të Korçës. I riu i identifikuar si, Hysen Latollari, ishte zhdukur prej gjashtë ditësh dhe ditën e sotme është gjetur i pajetë.

Mësohet se kanë qënë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncim në Polici për zhdukjen e Latollarit dhe pas kërkimeve të grupit hetimor 20-vjeçari është gjetur i vetëvarur në afërsi të një përroi të fshatit.

Nuk dihet ende shkaqet dhe rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të fundit