Flash News

E-TJERA

Tifozët "të tërbuar": Duka shet ndeshjet, Silvinjo është kukull!

Tifozët "të tërbuar": Duka shet ndeshjet, Silvinjo

Barazimi i Shqipërisë me Letoninë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku tifozët shqiptarë nuk kanë kursyer kritikat ndaj trajnerit Silvinjo dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Komentet ishin të mbushura me mllef, zhgënjim dhe gjuhë të rëndë.

Një përdorues shkruan: “Majmuni majmun mbetet… Nuk na ka çuar Silvinjo në Europian, por na çuan golat e Jasir Asanit.”

Tifozët "të tërbuar": Duka shet ndeshjet, Silvinjo

Ndërsa një tjetër shpërthen: “Broja inekzistent, pse nuk e hoqe që pjesën e parë, o trajner legen.”

Shumë të tjerë fajësuan drejtuesit e federatës.

 “Duhet të mbajë përgjegjësi Armand Duka. Silvinjo me këtë që ndodhi sot ja dhurat Serbisë vendin e dytë, bravo!” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër thotë: “Për sa kohë kemi president të korruptuar që shet të gjitha ndeshjet, mos prisni gjë.”

Tifozët "të tërbuar": Duka shet ndeshjet, Silvinjo

Mes komenteve shfaqet edhe një paralajmërim për bojkot të ndeshjeve dhe mungesë besimi të plotë tek ekipi: “Bojkotojini ndeshjet, mos të ketë asnjë tifoz në fushë, le të vendosë Duka rezultatin vetë.”

Të fundit