Flash News

E-TJERA

Tafani rrëfen si u pagua për të vrarë Albi Bashaliun: Lekët na i solli babai i Laert Haxhiut

Tafani rrëfen si u pagua për të vrarë Albi Bashaliun:

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në GJKKO.

Tafani ka rrëfyer se si u pagua për të vrarë Albi Bashaliun. Ai ka treguar se kanë marrë 30 mijë euro për vrasjen.

“Pasi mbaruam punë, nuk na ndezi makina Audi që kishim. Mora një Benz gri me targa greke. Pasi kaluam Kavajën, çmontova armën. Në atë kohë kalonin edhe makina të tjera dhe nuk duhej të na shikonin teksa hidhnim pjesë të armës. Kur erdhëm në Tiranë, kemi lënë Benzin në Astir dhe, për të humbur gjurmët, kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro; na i solli i ati i Laertit, Qamil Haxhiu. Ato 30 mijë i kemi ndarë në tri pjesë: unë, Lulzim Arapi dhe Laerti.

Këto lekë i ka dhënë një person që e thërrisnin "Limi". Para ngjarjes, Laerti komunikonte me të.

Pas një muaji, erdhën edhe lekë të tjera, dy herë nga 10 mijë euro. Na i solli Qamili, babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili, një herë në dy-tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë”, tha Tafani.

Të fundit