Flash News

E-TJERA

Grabiti me dhunë një person, arrestohet hajduti serial në Durrës

Grabiti me dhunë një person, arrestohet hajduti serial në
Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi akuzohet për grabitje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu me iniciale R.Z, pasi në rrugën "Pavarësia" i ka marrë me dhunë protofolin dhe celularin, një 38-vjeçari.

Blutë bëjnë me dije se i riu ishte dënuar edhe më parë për vjedhje. 38-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 13, Durrës, një shtetasi i kishin marrë me dhunë profofolin dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.     

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasi R. Z., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.  

Ky shtetas dyshohet se gjatë natës, në rrugën "Pavarësia", në lagjen nr. 13, i ka marrë me dhunë protofolin dhe celularin, një 38-vjeçari.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi R. Z., më datë 05.06.2025, i ka vjedhur celularin dhe një shtetasi tjetër”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Të fundit