Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë një person në Kuçovë, kapet 26-vjeçari

Plagosi me thikë një person në Kuçovë, kapet

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje, është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri.

BA., lindur në Kuçovë, akuzohet se në vitin 2023 plagosi rëndë me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Llukan Prifti”.

“Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të”

Të fundit