Flash News

E-TJERA

Vdes 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Vdes 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Një turiste shqiptare është mbytur në Tajlandë.

Mediat vendase e kanë identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeç. Ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç, një shtetas egjiptian, kishin mbërritur në Phuket, qytetin tajlandez, 2 orë para ngjarjes.

Çifti kishin shkuar për të notuar në plazhin Karon. Pas rreth 10 minutash në ujë, Mohammed vuri re se gruaja e tij ishte zhdukur.

Personeli i shpëtimit dhe rojet e plazhit u thirrën menjëherë për të ndihmuar. Pas rreth një ore

Idrizi u gjet nga rojet bregdetare dhe u nxor nga uji pa ndjenja. Ekipet e ndihmës së shpejtë nga Spitali Chalong mbërritën në vendngjarje dhe u përpoqën ta mbanin në jetë, por ajo nuk mundi.

Të fundit