Flash News

E-TJERA

Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri

Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri

Një i ri është identifikuar me linë e majmunit në Shqipëri.

Sipas Top Channel, sëmundja infektive virale e shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth të tridhjetave.

Mësohet se i riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste të prekura nga lija e Majmunit.

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore.

Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale. Sëmundja  e monkeypox përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar si prekje e lëkurës apo marrëdhënie intime. Por një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat.

 

Të fundit