Flash News

E-TJERA

Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez

Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy

Tre persona janë arrestuar dhe një tejtër është shpallur në kërkim nga policia,  pasi shisnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit, në Shëngjin, ku u mbajt edhe festivali UNUM.

U bë me dije se të arrestuarit janë: Altin Gashi, Ermal Tahiri dhe Salim Bouyaiche ndërsa në kërkim është shpallur Ardian Gashi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i operacionit:

– u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. G., 21 vjeç, E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë;

-u shpall në kërkim shtetasi kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.

Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit