Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së

Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator në QSUT, Dr. Fatmir Prifti.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila e konsideron figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. 

"Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.
Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve", shkruan ministrja. 

Të fundit