Flash News

E-TJERA

Sherr në Fier/ 48-vjeçari godet me levë të riun, arrestohet nga Policia (EMRI)

Sherr në Fier/ 48-vjeçari godet me levë të riun,
Foto ilustruese

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në Fier. Policia bën me dije se një 48-vjeçar i identifikuar si, Alfred Mëhilli është konfliktuar për motive të dobëta me një 25-vjeçar dhe e ka goditur këtë të fundit me levë dhe e ka kanosur me pistoletë sportive.

Si pasojë 48-vjeçari është vënë në pranga nga Policia, ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestoi në flagrancë:  A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive",- njofton Policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit