Flash News

E-TJERA

Kapet duke transportuar 10 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar në Itali

Kapet duke transportuar 10 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar në
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, i riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur në autostradën e zonës së Cassino në Itali (Frosinone), teksa ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Alfa Romeo” brenda së cilit janë gjetur 10 kg kokainë.

Ka qenë qëndrimi nervoz i shoferit që çoi oficerët e policisë në kontroll të detajuar të mjetit. Ai dha përgjigje dyshuese në lidhje me destinacionin ku shkonte, të dhënat e automjetit që posedonte dhe nga po vinte.

Bëhet me dije se kokaina është gjetur nën mbulesën e ndarjes së rrotës rezervë, të mjetit. Vlera e drogës në treg nëse shitej me pakicë do të siguronte të paktën 1 mln euro të ardhura. Shoferi u arrestua më pas me akuzën e posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe u transferua në burgun e Cassinos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të fundit