Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Gjallë je Edi?", Tifozët i drejtohen Ramës: Për ndeshjen me Serbinë, asnjë postim, zoti Kryeministër. Pse?

“Gjallë je Edi?", Tifozët i drejtohen Ramës: Për

Pas barazimit zhgënjyes të Shqipërisë me Letoninë, një pjesë e madhe e reagimeve nuk kanë shënjestruar vetëm trajnerin Silvinjo dhe drejtuesit e FSHF-së, por edhe kryeministrin Edi Rama.

Në një postim të tij në Facebook, ku ka shpërndarë një foto nga ndeshja, komentet e qytetarëve kanë qenë të drejtpërdrejta dhe të mbushura me ironi.

“Gjallë je Edi për Serbinë? Asnjë reagim, ndoshta nga frika se zemërohet Vuçka”, shkruan një komentues, duke akuzuar Ramën për heshtje të qëllimshme.

“Gjallë je Edi?", Tifozët i drejtohen Ramës: Për

Një tjetër i drejtohet drejtpërdrejt:  “Për ndeshjen me Serbinë, asnjë postim, zoti Kryeministër. Pse?”

“Gjallë je Edi?", Tifozët i drejtohen Ramës: Për

Tifozët kanë shprehur jo vetëm pakënaqësinë për performancën e Kombëtares, por edhe revoltën ndaj trajtimit që sipas tyre iu është bërë tifozëve:  “Rey Manaj e përmirësoi ‘gabimin’ me një gol, po ti Duka, kur do kërkosh falje për dhunën ndaj tifozëve me simbole kombëtare?”

“Gjallë je Edi?", Tifozët i drejtohen Ramës: Për

Komentet nuk kanë kursyer as ironinë për nivelin e lojës dhe përzgjedhjen e kundërshtarit: “Lojë shumë e dobët, kur e merr parasysh me çfarë shteti po luajnë...”.

Në rrjet po rritet zhgënjimi ndaj gjithë strukturës së futbollit shqiptar, ku tashmë kritikave ndaj trajnerit Silvinjo i shtohen dhe akuzat politike.

 

Të fundit