Flash News

Kosova

Dështon për të 30-tën herë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për të 30-tën herë përpjekja për

Ka dështuar përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sërish ngërçi është te votimi për formimin e një komisioni të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Këtë të mërkurën, propozimi mori 52 nga 93 deputetë që ishin të pranishëm, ndërsa seanca e radhës do të jetë të premten nga ora 11:00.

Ndërkohë, në fillim të seancës, deputetët nderuan me një minutë heshtje vdekjen e kryeministrit të qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi.

Të fundit