Flash News

E-TJERA

Humb jetën turisti i huaj në Sarandë, dyshimet e para

Humb jetën turisti i huaj në Sarandë, dyshimet e para
Foto ilustruese

Një turist i huaj ka humbur jetën këtë të mërkurë në Butrint të Sarandës. Mësohet se turisti 75-vjeçar ka qënë duke vizituar zonën bashkë me një grup turistësh të tjerë dhe në një moment ka shfaqur probleme shëndetësore.

Bëhet me dije se menjëherë pas kësaj është njoftuar ambulanca e Sarandës, por gjendja e turistit është përkeqësuar dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një atak kardiak. Gjithashtu mësohet se trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.

"Sot, në vendin e quajtur “Kalaja e Butrintit”, gjatë një vizite turistike, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç",- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit