Flash News

Bota

Interi prezanton zyrtatrisht trajnerin e ri, Cristian Chivu

Interi prezanton zyrtatrisht trajnerin e ri, Cristian Chivu

Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Cristian Chivu, një javë pas largimit të Simone Inzaghit. 

44-vjeçari rikthehet tek Interi pas një periudhe katërmujore në Serie A me Parmën, me një kontratë fillestare dyvjeçare, e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026-27. 

Chivu e kaloi pjesën e fundit të karrierës së tij si lojtar në “San Siro” me Interin dhe gjithashtu e nisi karrierën e tij si trajner në qytetin e Milanos, ku drejtoi ekipet U14, U17, U18 dhe Primavera të klubit mes viteve 2018 dhe 2024.

Ai më pas u largua për të marrë drejtimin e Parmës në shkurt të vitit 2025, por tani është kthyer për të marrë drejtimin e ekipit të parë të Interit.

Ardhja e Chivut vjen gjashtë ditë pas largimit të Inzaghit.

Ish-trajneri i Nerazzurrëve ka marrë drejtimin e skuadrës saudite Al-Hilal në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite.

 

Të fundit