Flash News

E-TJERA

Sfida Shqipëri-Letoni, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi

Sfida Shqipëri-Letoni, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi

Shqipëria përballet sonte në orën 20:45 në transfertë ndaj Letonisë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.

Tashmë, teksa duhen pak më shumë se një orë nga starti i sfidës trajnerët e të dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare. Sylvinho, në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë 3 ndryshime në formacion.

Në mbrojtje, kushtëzuar nga mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit, nga minuta e parë do ta nisin Ismajli dhe Kumbulla. Një surprizë nga Sylvinho është aktivizimi i Ivan Balliut, ndërsa Elseid Hysaj ulet në stol.

Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e paprekur, ndërsa nëmesfushë rreshtohen Asllani, Shehu dhe Laçi ndërsa sulmi përbëhet nga Rey Manaj, Broja dhe Arbër Hoxha.

Të fundit