
Flash News
“Pa rregulla, pa kufij”, një dokumentar për gjurmët shqiptare në zinxhirin global të kokainës
Tirana… dhe Bogotá… Mbi 9,800 kilometra larg, por që bëhen bashkë prej një rrjeti që nuk njeh distancë. Një rrjet që fillon në xhunglën tropikale dhe përfundon në zemër të Evropës. Kjo është rruga e trafikut të kokainës. Dhe ky është tregu i saj: Pa rregulla, pa kufij.
Dikur dy kartele famëkeqe dominonin titujt kryesorë të lajmeve në Kolumbi dhe mbarë Amerikën Latine, njëri i Pablo Escobar dhe tjetri i vëllezërve Rodriguez. Por, sot mbizotëron një tablo ndryshe. Tre grupe të fragmentuara nga ish-fraksionet paramilitare janë ndër më aktivet dhe me po të njëjtën fuqi.
“Situata kriminale në Kolumbi sot nuk ngjan aspak me atë që njihej si Karteli i Medellinit apo ai i Calit, ata që na bënë “të famshëm” 30 vite më parë. Sot gjithçka ka ndryshuar plotësisht.”
– Diana Durán Núñez (Gazetare, Boston, USA)
“Si fillim kemi Klanin e Gjirit. Ata njihen gjithashtu me emrin Forcat e Vetëmbrojtjes Gaitanista, por në thelb janë trashëgimtarët ose pasuesit e një ish-grupi paramilitar. Ata janë shumë të lidhur me kartelet evropiane të drogës dhe, në këtë kuptim, edhe me kartelet dhe grupet kriminale nga Ballkani. Nga ana tjetër, kemi grupet disidente të FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), një guerrilje me ideologji komuniste që dorëzoi armët në vitin 2016.”
– Felipe Morales Sierra (Gazetar, Bogotá, Colombia)
“Një tjetër aktor i rëndësishëm – shumë i rëndësishëm – në gjithë këtë dinamikë të trafikut të drogës sot në Kolumbi është ‘ELN’, një tjetër grup guerril. Ata kanë kontroll të madh mbi kufirin me Venezuelën, i cili është gjithashtu shumë i rëndësishëm në këtë zinxhir të trafikut të drogës.”
– Diana Durán Núñez
“Ka pasur gjithnjë e më shumë raporte për mënyrën se si kartelet ose kriminelët nga rajoni i Ballkanit janë përfshirë në aktivitete me organizatat kriminale të Amerikës së Jugut, kryesisht në Kolumbi, Peru dhe Ekuador.”
– Felipe Morales Sierra
“Le të marrim Kolumbinë, ose Meksikën, vende që, si me thënë, kanë jo vetëm një nivel të lartë të parasë së paligjshme, por kanë degraduar në organizata kriminale, në krimin e rrugës, në organizata që kontrollojnë territorin dhe me radhë, edhe ne kemi pasur momente kur organizata të caktuara kontrollonin pjesë të rëndësishme të territorit, ose në një marrëveshje me policinë ndahej territori, aty ku prodhohej kanabisi nuk hynte policia dhe aty ku hynte policia nuk prodhohej kanabisi.”
– Vehap Kola (Pedagog Administrim Biznes)
Rrugëtimi për në Evropë ka përfshirë ndjeshëm grupet shqiptare aq sa të ngrenë laboratorë për përpunimin dhe magazinimin e kokainës në Shqipëri. Në dhjetëvjeçarin e fundit autoritetet kanë pikasur laboratorë në Kurbin (2014), Elbasan (2015), Has (2018), Fier (2022), Fushë-Krujë (2024).
Por si mbërrin kokaina amerikano-latine në duart e grupeve shqitpare?
“Laboratori i parë që unë kam ndjekur ka qenë ai i Xibrakës, në mos gaboj diku tek fillimi i vitit 2015 dhe sigurisht që ka qenë një ngjarje shumë interesante për shkak se ishte hera e parë që unë raportova për një laborator kokaine. Dhe sigurisht që bënte shumë përshtypje. Ishte rasti i parë kur ne pamë që kimistë kolumbianë kishin ardhur në Shqipëri për të bërë të mundur ndarjen e kokainës. Dhe sigurisht ishte një lajm goxha i rëndësishëm, ndërsa më vonë erdhi edhe rasti i Brenogës.”
– Xhevahir Zhabina (Gazetar, MCN)
“Ashtu siç kemi laboratorë të zbuluar në Shqipëri, në mënyrë konstante edhe në vende të BE-së, të cilat përmendet, janë po kështu identifikuar laboratorë të grupeve shqiptare që veprojnë aty. Është një proces normal, po flasim për tonelata me kokainë, të cilat vijnë në një vend, që padyshim kërkohet që të magazinohen dhe pastaj të procesohen deri sa të shiten apo të shpërndahen në faza të tjera.”
– Fatjona Mejdini (Global Initiative against Transnational Organized Crime, GI-TOC)
“Do të thotë se ata po marrin lëndët kimike nga ky rajon dhe pastën e kokës, që është më e lehtë për t’u transportuar sesa kokaina vetë, për t’i prodhuar drogat nga ana tjetër. Dhe ka kuptim, sepse në thelb është një zgjerim i biznesit.”
– Diana Durán Núñez
Bisedat në vijim, janë një rikrijim i komunikimeve në platformën SKY ECC mes Ergys Dashit dhe Ismail Zenelit, të shkëputura nga dosjet hetimore të ashtuquajtura “Metamorfoza”. Dashi dyshohet se koordinonte porositë nga Amerika Latine, ndërsa Zeneli angazhohej të nxirrte drogën nga portet e Evropës.
Autoritetet dyshojnë se ata, së bashku me të paktën dy grupe kriminale ishin pas tre ngarkesave me një total prej rreth 1.6 tonë kokainë që u kapën në Kolumbi, Brazil dhe Holandë në vitet 2020-21.
Ergys Dashi: 300kg e sipër duan 20%, poshtë 300kg… 25%. Ta bëjmë? T’i nisim?
Ismail Zeneli: Kanë kapur shumë në nisje aty? Apo si?
Ergys Dashi: Jo, nga Rio, jo këtej. Sa beson na shkon dalja në Valencia? Se këtu skanerin e rregullojmë.
Ismail Zeneli: Thuaju: Mos na njihni humbjen në Brazil, ne s’u njohim humbjen në Valencia.
Ergys Dashi: Nuk jep dot garanci 100%, se edhe Ekuadori edhe Kolumbia ku unë e paguaj shtetin 10% ka rrezik të vijnë, sepse ti paguan portin nuk paguan gjithë policinë e Ekuadorit që mos të të vijë njeri.
Thyerja e platformës së koduar SKY ECC nga autoritetet franceze dhe belge ndihmoi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion në zbardhjen e më shumë se 30 ngjarjeve kriminale të ndodhura mes periudhës 2019-2021. Rreth 130 persona rezultuan të implikuar nga komunikimet në rrjet, prej të cilëve SPAK ka arritur të identifikojë të paktën 85 prej tyre, duke i lidhur me vrasje, tentativa vrasjesh dhe narkotrafik si pjesë e 9 grupeve kriminale.
Komunikimet treguan për qindra kilogramë kokainë të kapura në Brazil, Spanjë dhe Belgjikë, të cilat u porositën nga grupe që koordinoheshin prej emisarëve shqiptarë në Amerikën e Jugut.
Për herë të parë autoritetet shqiptare mundën të faktonin se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht për rrugë kalimi, por ortakë, nyje dhe organizatorë të trafikut.
“Realisht, zbërthimi i platformës SKY ECC, na ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe në luftën kundër krimit të organizuar, ndër të tjera dhe kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e origjinës Amerikës Latine. Nga këto platforma na ka rezultuar dhe shumë të dhëna për kapje të sasisë së lëndës narkotike edhe në vendet e origjinës dhe në vazhdimësi nga ana jonë, janë përgatitur kërkesat për ndihmë juridike drejtuar këtyre autoriteteve përkatëse të drejtësisë së këtyre shteteve të Amerikës Latine, ku numri më i madh i këtyre kërkesave për ndihmë juridike nga ana jonë janë bërë gjatë viteve 2023-24 një pjesë është arritur të ekzekutohet nga autoritetet përkatëse në kuadër të bashkëpunimit me vendet e Amerikës Latine, ka qenë bashkëpunim i ngushtë edhe me ndihmën e partnerëve dhe si një sukses mund të konsideroj faktin edhe të krijimit të një skuadre të përbashkët hetimore edhe me Ekuadorin.”
– Alfred Shehu (Prokuror, SPAK)
“SKY na tregoi diçka që grupet kriminale shqiptare… jo se në fakt ne nuk e dinim, por na tregoi mënyrën se si ata funksiononin dhe cilët ishin personat e kontaktit të grupeve kriminale. Kryesisht në Ekuador, aty ku, po them, ngarkohet pjesa më e madhe e kokainës që vjen në Evropë. Na tregoi që grupet kriminale shqiptare kryesisht kishin një, dy, tre personazhe të cilët ishin të vendosur aty. Për shembull, një ndër këto personazhe, Ergys Dashi nuk është se punonte vetëm për një grup kriminal, ai sillte drogë nga Ekuadorin drejt Evropës për disa grupe kriminale dhe Sky na e tregoi këtë. Ai punonte për grupet e Durrësit, punonte për Suel Çelën, kishte komunikime me Suel Çelën.”
– Xhevahir Zhabina
“Opinioni publik këtu nuk është aq i njohur me dërgimin e emisarëve dhe megjithëse ka pasur raportime, edhe unë vetë kam shkruar për mënyrën se si këto organizata kriminale zakonisht vijnë në Kolumbi në grupe treshe dhe përfshijnë: një person që mbyll marrëveshjen, një që flet spanjisht, dhe një që duhet të qëndrojë në Kolumbi deri sa kokaina të dërgohet jashtë vendit.”
– Felipe Morales Sierra
Hetimet kanë treguar se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht transportues, por një rrjet i mirëfilltë me cikël të mbyllur: porosi, transport, shpërndarje, pastrim parash.
Porositë kryesisht kryen në Meksikë, Bolivi, Peru, Paraguaj dhe Ekuador, ndërsa ngarkesat lëvizin nga Andet drejt porteve të Evropës: Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Holandë), Antwerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), Tivar (Mali i Zi) apo dhe Durrës (Shqipëri).
“Më përpara grupet kriminale shqiptare kanë qenë thjesht porositës. Ose ishin blerës të dorës së dytë në vendet e Bashkimit Evropian të lëndës narkotike kokainë, e cila vinte nga Amerika Latine. Duke e blerë këtë lëndë dhe duke e tregtuar më pas, duke blerë këtë lëndë nga persona të tjerë, të cilët ishin dora e parë, ishin personat që organizonin trafikun nga Amerika Latine për në vendet e Bashkimit Evropian. Pas viteve 2019 ka rezultuar se roli i grupeve të strukturuara kriminale shqiptare me shtetas shqiptarë, është rritur ndjeshëm në këtë trafik ku shtetasit shqiptarë, pjesëtarë të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë kthyer në porositës direkt nga vendet e origjinës.”
– Alfred Shehu
“Mendoj që suksesi i grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine është 80% falë Ekuadorit, 80% falë asaj që ata arritën të ndërtonin në Ekuador dhe çfarë arritën ata të ndërtonin në Ekuador, ishin pikërisht aleancat e ngushta. U pa një mundësi e mirë aty, u pa një mundësi për të lidhur aleanca dhe për të mos qenë kompetitivë, ose për të mos qenë rivalë me elementet e brendshëm kriminale, sepse çfarë ndodhë, grupet kriminale të Ekuadorit, të cilët në ndryshim me grupet meksikane apo kolumbiane nuk kanë prezencë jashtë vendit të tyre, Ekuadorit, ajo që grupet shqitpare iu ofruan ishte një prezencë në Evropë, ata filluan dhe lidhën marrëveshje se si jo vetëm të blinin kokainën nga këto grupe lokale ekuadoriane, por se si t’i përfaqësonin këto grupe edhe jashtë në Evropë.”
– Fatjona Mejdini
“Për mendimin tim nëse ekuadorianët nuk do të donin që shqiptarët të punonin, nuk kishin për të punuar. Nuk do ishin kaq të suksesshëm. Por kam përshtypjen që fuqia e grupeve kriminale shqiptare qëndron tek një fakt i vetëm, që ata janë korrekt me pagesat dhe nëse nuk je korrekt me pagesat ndaj grupeve vendase, atëherë ti ke rrezikun që të vritesh, ashtu siç janë vrarë edhe në fakt disa shqiptarë.”
– Xhevahir Zhabina
“Unë kam pasur rastin të bëj disa intervista me pjesëtarë të krimit të organizuar shqiptar në Ekuador dhe faktet që më kanë thënë janë shumë domethënëse, janë domethënëse sepse disa nga gjërat që më kanë thënë ka qenë fakti se këto lidhje jo vetëm që janë shumë të ngushta, por shkojnë dhe janë bërë një pjesë e madhe dhe lidhje familjare. Duke nisur që nga Dritan Rexhepi që konsiderohet si një pioner i trafikut të kokainës së shqiptarëve nga Ekuadori. Dritan Rexhepi është i martuar me një grua ekuadoriane dhe ka dy fëmijë me këtë gruan, ky nuk është vetëm rasti i Dritan Rexhepit, është edhe i të tjerëve. por dua të theksoj edhe një fakt tjetër, nuk është vetëm çështja e lidhjeve familjare që ata kanë bërë në Ekuador, janë edhe lidhjet e biznesit, kemi shumë raste interesante kemi një trafikant shumë interesant siç është ai i Dritan Gjikës, një trafikant shqiptar i cili kishte arritur të krijonte lidhje në instancat më të larta të pushtetit ekonomik dhe politik në Ekuador, instanca që shkonin deri afër me ish-presidentin e këtij vendi, ishte një njeri i vendosur me më shumë se 12 kompani në Ekuador, në një pjesë të mirë të kompanive kishte si partnerë njerëz të rrethit të afërt të ish-presidentit ekuadorian, vendosja e tyre në këto vende është e thellë nuk mund të flasim më për vendosje që bazohet në një operacion por për një vendosje e cila ka krijuar bazë dhe duket se do t’i rezistojë kohës.”
– Fatjona Mejdini
“Financuesit e këtyre grupeve, e këtij trafiku është vënë re që një pjesë e konsiderueshme e tyre aktualisht jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe financimin e veprimtarisë kriminale e bëjnë që nga Emiratet e Bashkuara Arabe.”
– Alfred Shehu
Pak pas realizimit të kësaj interviste, me urdhër të SPAK u ekstradua nga Dubai Florenc Çapja. Ai është i dyshuar për porositjen e të paktën tre vrasjeve.
Trafiku i kokainës ka gjeneruar një fluks të madh parash, që duket se qarkullon lirshëm në ekonominë shqiptare. Të veshura me shkëlqim dhe vanitet, paratë e krimint nuk janë të padukshme në vendin tonë, madje as të paprekshme. Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara administroi 566 pasuri të paluajtshme si apartamente, troje apo automjete në vlerë rreth 26.5 milionë euro. Pjesë e listës ishin edhe llogari bankare, apo aksione kompanish.
SPAK raportoi edhe më shumë prona dhe asete të bllokuara: 65.5 milionë euro pasuri prej të cilave edhe kuota tregtare apo portofole kriptovalutash. Skema është e njëjtë. Paratë kapërcejnë kontinentet, por logjika e pastrimit mbetet po ajo. Shqipëria ndjek hapat e një rruge që diku tjetër ka lënë vetëm gjurmë gjaku dhe shkatërrimi.
“Në Tiranë, për disa vite me radhë, po them, dhjetë vitet e fundit, janë vënë miliona metra katrorë ndërtim dhe qyteti i Tiranës është një ndër qytetet kryesore ku pastrohen paratë. Cila është zona tjetër, e cila ka për të pasur një bum zhvillimi, janë zonat bregdetare dhe kryesisht bregdeti i jugut, ne e shohim aty që investimet strategjike mbijnë kudo, po them në një zonë aq të vogël mund të kemi dhjetëra projekte të investime strategjike, ku injektohen me dhjetëra milionë euro për çdo projekt se si bëhet pastrimi i parave dhe cila është skema, janë disa kompani, dhjetëra kompani të tjera që hapen me nën-kontraktim, të cilat prodhojnë më pas fatura fiktive. Kleringu është një tjetër… Kleringu në ndërtim është një tjetër formë e pastrimit të parave, kështu që ndërtimi është kryesori dhe zonat kryesore janë është Tirana dhe qytetet bregdetare dhe bregdeti në përgjithësi.”
– Xhevahir Zhabina
“Ndërtimi është një çështje shumë e madhe për ne në disa rajone. Këtë mund ta kuptosh nga ato ndërtesat e mëdha boshe, ku përpiqesh të kuptosh nga erdhi financimi, si u ligjërua…”
– Diana Durán Núñez
“Kemi pasur raste ku paratë janë pastruar përmes projekteve të ndërtimit, projekteve infrastrukturore, kështu që pothuajse çdo sektor i ekonomisë mund ta lejojë këtë.”
– Felipe Morales Sierra
“Realisht sektori i ndërtimit është një nga sektorët ku vihet re që grupet kriminale kanë investuar. Kjo provohet edhe me vetë faktin se pjesa më e madhe e sekuestrove të vendosura me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me pasuritë, si në kuadër të procedimeve penale, ashtu edhe në kuadër të zbatimit të ligjit të ashtuquajtur antimafie, ku pjesa më e madhe e pasurive ka të bëjë me pasuri të paluajtshme. Bëhet fjalë për apartamente, investime në këto pasuri nga grupet anëtarët e grupeve të strukturuara kriminale të krimit të organizuar është vënë re kohët e fundit që një fushë e pastrimit të produkteve të veprës penale janë dhe përdorimi i kripto-valutave në kryerjen e transaksioneve të ndryshme. Realisht janë çështje në hetim, për të cilat nuk mund të prononcohem.”
– Alfred Shehu
“Por do të kuptojmë që këto grupe janë edhe ndërkombëtare, përveçse janë grupe me origjinë shqiptare, janë edhe ndërkombëtare, kështu që një pjesë e parave të këtyre grupeve, për shembull ne po i shohim që po pastrohen dhe po investohen në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konkretisht në Dubai, sepse këto grupe kanë arritur të krijojnë atë që quhet baza të sigurta, […] përmes Dubait ata janë të lirë të përfshijnë paratë e pista në sistemet financiare dhe në sistemet formale ekonomike dhe prej aty më pas t’i transferojnë, në pjesën e “off-shore”-it gjithashtu këto grupe investojnë, në zonat të cilat kanë sekret të lartë financiar, […] Po shohim, që grupet shqiptare kanë arritur të ndërtojnë portofole shumë të mëdha në kripto-monedha, me miliona euro. Për të diversifikuar kështu edhe mënyrat se si transportohen dhe pastrohen paratë, po kështu gjithmonë janë dhe këto metodat e tjera klasike, siç është: Përmes arit, një pjesë e parave transportohet dhe pastrohet përmes elementëve të çmuar apo gurëve të çmuar, po ari vijon edhe mbetet një metodë shkëmbimi e mirë dhe një metodë gjithashtu efikase për për pastrimin e parave.”
– Fatjona Mejdini
Deri ku depërton pastrimi i parave? Në ndërtim, banka, kompani sigurimesh. Në restorante, televizione, kontrata publike. Si një infeksion i rrezikshëm paraja e pistë lëviz aty ku ka pushtet dhe ndikim.
“Pastrimi më i madh i parave ndodh në partitë politike. Pra, çështja është për sa kohë ti lejon që partitë politike të financohen në mënyrë të paligjshme dhe jo transparente nga grupe kriminale, nga biznese, nga korporata, nga individë me interesa jo të ndershme ndaj publikes, është e sigurt që të gjitha të tjerat do të ndodhin, pra ndërtimi, industria financiare, bankingu, shoqëria e sigurimit, tregu i sigurimeve shërbimet e vogla, restorantet domethënë sektori ‘HoReCa’ në tërësi, domethënë kur ti lejon që në mënyrën se si prodhohet pushteti në Shqipëri, si arrihet pushteti të intervenojë, të futet paraja me origjinë jo të pastër të gjitha sektorët e tjerë pastaj janë reflektime ose janë pasoja krejt logjike të të asaj gjëje, pra sa është ndikuar sektori i ndërtimit? Saç janë ndikuar gjithë sektorët e tjerë. Pra, ne kemi një imagjinatë shumë materiale që kur ne shikojmë një pallat të ngrihet edhe kostoja e një investimi në një vend kaq të vogël lind ndonjë projekt kaq kompozit, domethënë investimi të jetë kaq i lartë, nga ana tjetër ne harrojmë që ato që s’duken janë gjithashtu sektorë të cilët ndikohen shumë. Pra, nuk mund të pastrosh para pa bashkëpunimin e sektorit bankar, nuk mund të pastrosh para pa bashkëpunimin e institucioneve tatimore.”
– Vehap Kola
Por, çfarë ndodh kur paraja e pistë bëhet pjesë e sistemit? Pasojat fillojnë të shfaqen ngadalë në çdo aspekt të shoqërisë, derisa nuk fshihen më. Kolumbia nuk është një metaforë, është një përvojë e dhimbshme e asaj që mund të ndodhë, kur institucionet shemben, jetët humbasin dhe plagët mbeten të hapura.
“Më e rëndësishmja që autoritetet shqiptare dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë parasysh nga ajo që ka ndodhur në Kolumbi është se organizatat e trafikut të drogës kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm për të depërtuar në çdo nivel të shoqërisë dhe shuarja e këtij dëmi merr kaq shumë vite dhe kaq shumë jetë.”
– Diana Durán Núñez
“Do të thosha se një mësim që mund t’ju kalojmë është se, megjithëse për më shumë se 30 vjet na kanë quajtur narko-shtet, ne nuk jemi një shtet i tillë, ne nuk e normalizojmë praninë e parave kriminale në financat tona, në shtetin tonë. Ne nuk e lejojmë atë. Ne nuk e pranojmë. Dhe nga ana tjetër, kërkojmë që ajo të hetohet dhe që ata që janë përgjegjës të shkojnë në gjykata. Mendoj se ky kërkim i pandalshëm dhe i vazhdueshëm i drejtësisë dhe llogaridhënies, pavarësisht sa kohë mund të zgjasin këto procese, mendoj se është një mësim.”
– Felipe Morales Sierra
“Që ne ose që shoqëria shqiptare ta balancojë ose domethënë të kundërveprojë kundër kësaj strategjie, duhet ndjekur një mënyrë që të flasin njerëz të tregohen histori, të rrëfehen vuajtjet e njerëzve që e pësojnë nga kjo gjë pra, siç na rrëfehen historitë e bukura të suksesit të njerëzve që kanë përfituar nga kjo gjë, në të njëjtën mënyrë duhen rrëfyer dhe historitë e njerëzve që e kanë pësuar nga kjo gjë.”
– Vehap Kola
“Mendoj që një luftë shumë e madhe duhet bërë edhe ndaj modeleve që vijnë në Shqipëri apo prezantohen në Shqipëri. […] Sepse në Shqipëri këto grupe kriminale, jo vetëm që pastrojnë paratë e tyre, por e kanë edhe si një bazë rekrutimi […] shpesh si pasojë e marketingut kriminal që këto grupe bëjnë tregojnë makina luksoze, tregojnë vajza të bukura, të cilat rrethojnë anëtarë të krimit të organizuar dhe jepet imazhi se një jetë në krim është një jetë e lehtë, është një jetë që sjell sukses. Kjo është shumë e rëndësishme që të kundërshtahet dhe është shumë e rëndësishme që të punohet me të rinjtë në të gjitha nivelet për të kuptuar që një jetë në krim ka pasoja shumë të rënda.”
– Fatjona Mejdini
“[…] nëse sheh serialin Narcos, do të shohësh këto organizatat e mëdha që – pra, Pablo Escobar, trafikanti ynë më famëkeq dhe më i njohur – arriti të bëhej edhe deputet. Dhe kjo është pjesë e historisë sonë. Është barra jonë historike. Shqipëria duhet të bëjë çmos që të mos përjetojë diçka të tillë. […] Por Shqipëria ka pasqyra ku mund të shohë veten. Është Kolumbia, është Meksika, madje edhe Ekuadori. Është Peruja. Mendoj se Shqipëria do të vepronte me mençuri nëse do të shihte çfarë ndodh në këto rajone kur organizatat e trafikut të drogës rriten. Si rriten ato? Çfarë mund të bëhet për të parandaluar një rritje të tillë në Shqipëri? Besoj se ky do të ishte mësimi më i mirë që mund të merret nga kjo anë e botës.”
– Diana Durán Núñez
“Unë nuk mendoj që Shqipëria është në stadin e këtyre vendeve për të cilën ne po flasim, po them Ekuadorin, Kolumbinë, apo vende tjera të Amerikës Latine, por sigurisht që rreziku është shumë i madh për një vend si Shqipëria, e cila është me institucione shumë vulnerabile. […] Ajo ku mund të investojë Shqipëria është tek ngritja e institucioneve serioze për të luftuar këtë lloj fenomeni dhe besoj që Prokuroria e Posaçme e ka nisur një punë të tillë.”
– Xhevahir Zhabina
“[…] doja t’i përcillja publikut se kjo luftë do të vazhdojë, ata ta kenë besim tek puna jonë. Struktura e Posaçme Anti-korrupsion përbëhet nga njerëz të cilët guxuan për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, pavarësisht cenimit të shumë privilegjeve të tjera, apo privatësisë së tyre dhe janë po këto njerëz, të cilët po vazhdojnë punën dhe do ta vazhdojmë pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, publiku thjesht duhet të ketë besim tek përpjekjet tona dhe të na mbështesë në vazhdimësi jo vetëm punën e SPAK-ut, por edhe të institucioneve të tjera të ngarkuara me luftën kundër krimit.”
– Alfred Shehu
Kjo nuk është më një histori e largët, është një alarm për këdo që sheh ndikimin e parave të krimit dhe zgjedh të mbyllë sytë. Për një shoqëri që e përkthen suksesin në pushtet, para dhe frikë.
Ajo që duket mijëra kilometra larg në fakt është më afër se kurrë: rrjetet janë ngritur, laboratorët ekzistojnë, aleancat janë vulosur. Çfarë mbetet është një vijë e hollë ndarëse mes vullnetit për të luftuar apo për t’u bërë pjesë.
Zgjedhja është e jona…
Tre ditë para transmetimit të këtij dokumentari, në Dubai u arrestua Dritan Gjika, i dyshuar si koka e një rrjeti ndërkombëtar që përmes Ekuadorit ka trafikuar mbi 9.5 tonë kokainë nga Kolumbia në Evropë. Gjika kishte lidhje që shkonin deri te ish-presidenti Guillermo Lasso.
Ai dyshohet të jetë pas vrasjes së ish-ortakut Rubén Cherres (2023) dhe prokurorit paraguaian Marcelo Pecci (2022). Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar së fundmi se grupi i Gjikës qëndron edhe pas një atentati të dështuar ndaj tij./ Citizens Channel
Të fundit


"Opozita të tregojë forcën", Burimi: Rama është turbulluar nga analiza në Fox News
24 Qershor 2025, 22:41
Ermonela Jaho rrëfen fillimet e vështira: Kam kërkuar punë si babysitter dhe kamariere
24 Qershor 2025, 22:29
Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
24 Qershor 2025, 22:11
AKU njofton se bllokoi mbi 1 KV djath në Shkodër, por nuk tregon shkakun
24 Qershor 2025, 21:54
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor 2025, 21:51
Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan centrale bërthamore
24 Qershor 2025, 21:30
Aksident në aksin Fier-Cekan, 3 të plagosur
24 Qershor 2025, 21:16
Antibiotik natyral! Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë
24 Qershor 2025, 21:03


Sezoni i Gaforres, çfarë pritet të ndodhë për secilën shenjë të horoskopit
24 Qershor 2025, 20:15

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, zbardhet dosja hetimore! Çfarë treguan pamjet filmike
24 Qershor 2025, 19:58
Pas armëpushimit, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
24 Qershor 2025, 19:47
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
24 Qershor 2025, 19:26
Tërmetet sot në Tiranë e Durrës, sizmiologët: Nuk ka vend për alarm
24 Qershor 2025, 19:15
Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun e Shkodrës: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh!
24 Qershor 2025, 18:56
A do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?
24 Qershor 2025, 18:46

Pas Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD edhe për Dibrën për rezultatin e 11 majit
24 Qershor 2025, 18:20
BIRN: Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen! Zbulohet shifra e majme
24 Qershor 2025, 18:20
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon dënimet për autorët, kthen për rigjykim çështjen
24 Qershor 2025, 18:04


Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite
24 Qershor 2025, 17:12
Aksident te "Rruga e Durrësit" në Tiranë, përplasen 3 makina
24 Qershor 2025, 16:52

Premtoi punësim kundrejt parave, GJKKO dënon me 8 muaj burg Dritan Lleshin
24 Qershor 2025, 16:29
Ish-kreu i degës së PD-së në Vlorë zgjidhet në krye të Kadastrës
24 Qershor 2025, 16:19
Kolegji rrëzon ankimimin e PD-së për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit
24 Qershor 2025, 16:15
Çfarë ofron joga e fytyrës dhe pse konsiderohet një eliksir i rinisë?
24 Qershor 2025, 16:07
"KAS po tjetërson vullnetin qytetar"/ Dogjani: 300 votat që iu hoqën PD-së ishin të vlefshme
24 Qershor 2025, 15:54
"Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C"/ AKMC apel qytetarëve: Tregoni kujdes!
24 Qershor 2025, 15:36

"Turizmi skandaloz i Rilindjes"/ Blushi: 84% e ujrave për notim rezultojnë të ndotura!
24 Qershor 2025, 15:08
Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti
24 Qershor 2025, 14:57
Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit
24 Qershor 2025, 14:44
Goditi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë
24 Qershor 2025, 14:34
Shqipëria më pak konkurruese më 2024, bien bizneset e eksportit
24 Qershor 2025, 14:20

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Me Edi Ramën ka vetëm farsa
24 Qershor 2025, 14:03
Shkelën armëpushimin, Trump paralajmëron Iranin dhe Izraelin: Mos kryeni sulme
24 Qershor 2025, 13:47
Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës
24 Qershor 2025, 13:38
Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli përfundon në spital
24 Qershor 2025, 13:29

Aksident në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari që lëvizte me motoçikletë
24 Qershor 2025, 13:09
The Guardian/ Sazani që u pushtua pa qëlluar as edhe një plumb, me një “Wow” të Ivanka Trump
24 Qershor 2025, 13:09
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve
24 Qershor 2025, 12:55

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
24 Qershor 2025, 12:39
I dënuar për pro*titucion në Belgjikë, Arjan Kamamit i konfiskohet hoteli në Cërrik
24 Qershor 2025, 12:27
SPAK jep pretencën për "Metamorfozën", 13 vite burg për Dedan Gjonin
24 Qershor 2025, 12:16

Shtyhet afati për regjistrimin në kopshte e çerdhe deri në 30 qershor
24 Qershor 2025, 11:54
Ulja e numrit të lopëve, Dervishi: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit
24 Qershor 2025, 11:42
Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit
24 Qershor 2025, 11:33

“S’ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës në GJKKO
24 Qershor 2025, 11:03


Djerësitja shkakton mungesë të kaliumit, magnezit dhe glukozës, ja si t'i zëvendësoni
24 Qershor 2025, 10:32
Irani shkel armëpushimin, sulmon me raketa Izraelin
24 Qershor 2025, 10:24
Çmimet e naftës pësojnë rënie të ndjeshme pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit
24 Qershor 2025, 10:12
Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliaj
24 Qershor 2025, 10:04
Milani ofron 27 milionë euro për talentin shqiptar
24 Qershor 2025, 09:58

Goditet banda shqiptare e kokainës në Gjermani, dajë e nip ‘kokat’ e grupit
24 Qershor 2025, 09:32

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike
24 Qershor 2025, 09:13
Izraeli pranon armëpushim me Iranin
24 Qershor 2025, 08:59
Matura Shtetërore/ Sot provimi për lëndët me zgjedhje, i fundit për këtë vit
24 Qershor 2025, 08:53
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
24 Qershor 2025, 08:39
Si po “zhduken” lopët e qumështit? Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet
24 Qershor 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
24 Qershor 2025, 08:17
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
24 Qershor 2025, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Qershor 2025, 07:47
Zegjineja në parlament, Bardhi: Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, Balluku as të mesmen
23 Qershor 2025, 22:55

Denoncon Bardhi: Biznesmeni Lul Morina pagoi 4 mln euro që Dërmenasi të fitohej nga PS
23 Qershor 2025, 22:24
Bombardimet e SHBA ndaj Iranit, Haxhiu: Grupet radilake sjellin rrezikun e përshkallëzimit
23 Qershor 2025, 22:05
11 maji, Bardhi: PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij
23 Qershor 2025, 21:41
Rinumërohen mbi 560 kuti në Tiranë, ja sa vota ka humbur PD dhe PS
23 Qershor 2025, 21:03

"Qeveria operon me kriminelët'/ Alizoti: Banda e Elbasanit është më e fuqishme se PS!
23 Qershor 2025, 20:36
Kosova - larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
23 Qershor 2025, 20:24
Irani sulmoi bazat amerikane, mediat e huaja: Katari u njoftua përpara goditjeve
23 Qershor 2025, 20:14
Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, dy të plagosur
23 Qershor 2025, 19:54
A rrezikon Shqipëri nga rrezatimi në rast të sulmeve bërthamore? Sqaron eksperti
23 Qershor 2025, 19:49

Operacion tjetër në Abu Dabi, kapet një nga bashkëpunëtorët e Dritan Gjikës
23 Qershor 2025, 19:19
Irani hakmerret ndaj SHBA-së, sulmon me raketa bazën ajrore amerikane në Katar
23 Qershor 2025, 19:00

Situata nga zjarri në Himarë ende jashtë kontrollit, pushuesit në panik (VIDEO)
23 Qershor 2025, 18:42
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino
23 Qershor 2025, 18:26
Ndryshime në jetë dhe rritje në karrierë, ja tre shenjat më me fat të javës
23 Qershor 2025, 18:23

"11 Maji masakër zgjedhore/ Denoncon Vokshi: Kriminelët më kërcënuan së bashku me vajzën
23 Qershor 2025, 17:40
Drejtori i Ri i Byrosë
23 Qershor 2025, 17:40