Flash News

E-TJERA

Sa do të kushtojë rinumërimi? Celibashi: Kemi kursyer para, s’do të kërkojmë fond shtesë

Sa do të kushtojë rinumërimi? Celibashi: Kemi kursyer para,

Ilirjan Cellibashi, kreu i KQZ, ka deklaruar se nuk ka nevojë të kërkojë fond shtesë për rinumërimin e votave në Fier dhe në Tiranë.

I pyetur se sa do të kushtojë procesi i rinumërimit, Celibashi tha se kanë kursyer lekë nga fondi që u dha për zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk do të angazhojë fonde të tjera shtesë, KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi.

Të fundit