Flash News

E-TJERA

Munguan në ndeshjen me Serbinë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenë të pranishëm kundër Letonisë

Munguan në ndeshjen me Serbinë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do

Në mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për një nga ndeshjet kyçe të grupit në kualifikueset e Botërorit 2026, përballë përfaqësueses së Letonisë, në një transfertë që rikthen Shqipërinë në tokën letoneze pas plot 26 vitesh.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Skonto” të Rigës, një impiant modern, me kapacitet të kufizuar, por me atmosferë të zjarrtë.

Kjo do të jetë hera e parë që Kombëtarja jonë do të luajë në këtë stadium, pasi përballja e fundit në Riga kundër Letonisë është regjistruar më 1999, në një impiant tjetër.

Interesi për sfidën është rritur ndjeshëm në ditët e fundit. Kanë mbetur shumë pak bileta për shitje, duke krijuar pritshmëri për një stadium të mbushur deri në vendin e fundit.

Çmimet e biletave kanë qenë të arsyeshme për standardet ndërkombëtare: 14 euro për biletën më të lirë dhe 40 euro për vendet më të mira.Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë ndeshje, është prania e tifozëve shqiptarë në Riga.

Komuniteti shqiptar në vendet baltike, si dhe tifozë që kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme të Europës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Në një atmosferë që pritet të jetë e ngarkuar emocionalisht, “Tifozat Kuq e Zi” kanë paralajmëruar mbështetje për djemtë e Silvinjos.

Të fundit