Flash News

E-TJERA

Policia Rrugore e Vlorës arreston 16 shoferë

Policia Rrugore e Vlorës arreston 16 shoferë

Policia Rrugore e Vlorës gjatë 10 ditëve të para të qershorit ka arrestuar 16 drejtues mjetesh, si dhe ka proceduar 16 të tjerë.

Gjithashtu ka vendosur 1683 masa administrative për tejkalim shpejtësie, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës ka shtuar kontrollet gjatë sezonit të verës me qëllim për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon jetën në rrugë.

Të fundit