Flash News

E-TJERA

“Shqipëria po plaket me ritme të shpejta”, Staticienia: Gjendja është alarmante

“Shqipëria po plaket me ritme të shpejta”, Staticienia:

Staticienia Ines Nurja, e ftuar në emisionin Log. në Neës24, duke folur në lidhje me plakjen e popullsisë në Shqipëri, u shpreh se vendi ynë po plaket me ritme shumë të shpejta.

Sipas Nurjas, ajo që i përmirëson deri diku statistikat është Tirana, sepse po të heqim kryeqytetin, 50% e popullsisë në Shqipëri i bie të jenë mbi 50 vjeç.

Ines Nurja: Shqipëria është duke u plakur me ritme shumë të shpejta. Largimet më të mëdha janë të moshës 20-39 vjeç, që përbën 54% të popullsisë së larguar. Dhe këto statistika janë në të gjithë Shqipërisë, sepse po të heqim Tiranën, gjendja është shumë më alarmante.

Tirana e rregullon pak piramidën e popullsisë, e bën më të pranueshme deri diku. Në qarqet e tjera mbi 50% e popullsisë janë mbi 50 vjeç. Kjo tregon se ne jemi duke u plakur, madje me ritme shumë të shpejta. Kjo vjen si nga ana emigracionit, ashtu edhe nga lindshmëria, që janë dy faktorët kryesorë që kanë sjellë në këtë rënie”.

Të fundit