Flash News

E-TJERA

Lëndohet një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares para ndeshjes me Letoninë

Lëndohet një nga futbollistët kryesorë të

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sonte mbrëma në stadiumin “Skonto Stadions”, nga ora 20:45.

Para sfidës, Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një tjetër goditje, pasi Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit.

Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Të fundit