Flash News

E-TJERA

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Me shkresë të firmosur nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai është thirrur për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që i është bërë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.

Çështja lidhet me akuzat e Berishës ndaj Irena Gjokës se ajo ka një bisedë me ish-deputetin socialist Alket Hysenin, në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal. Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe Argita Malltezi, e cila ka hedhur të njëjtat akuza si i ati ndaj Irena Gjiokës.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha për mediat përpara se të futej brenda ambienteve të SPAK.

Të fundit