Flash News

Kosova

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi. Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant. Bujar Bukoshi, ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë.

Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Të fundit