Flash News

E-TJERA

Gjeta: Vizioni i Bashës ka qenë e drejtë dhe i guximshëm, ka prodhuar disa emra të mirë

Gjeta: Vizioni i Bashës ka qenë e drejtë dhe i guximshëm, ka

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, politologu Altin Gjeta u shpreh se procesi i përzgjedhjes në PD ka qenë i mirë dhe ka nxjerrë emra që e kanë gjallëruar.

Gjeta: Mendoj se procesi i përzgjedhjes në PD ka qenë një proces i mirë dhe ka nxjerrë disa emra që e kanë gjallëruar PD-në. Nuk mendoj se ka rënë procesi sepse nuk ka mbaruar akoma. Emrat e përjashtuar dhe të pa rekomanduar janë vendosur diku tjetër.

Ne kemi një parti që qeveris vendin prej 8 vitesh dhe është një bunker, një garnizon. Vizioni i Bashës ka qenë e drejtë dhe i guximshëm, por mendoj se ka prodhuar disa emra të mirë. I vetmi defekt që kam gjetur unë se duhet të fillonte më herët.

Të fundit