Flash News

E-TJERA

‘Gjici’/ Daci: Ka ende materiale, janë disa kryebashkiakë që pritet të shkarkohen

‘Gjici’/ Daci: Ka ende materiale, janë disa kryebashkiakë

Avokati Jordan Daci është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar.

Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”, tha ai i ftuar në “Top Story”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

 

 

 

 

Të fundit