Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri i zë vendin Ballës, Çuçi ikën në Berat, Veliaj mban Tiranën; si ndryshuan drejtuesit politikë të PS në qarqe

Gjiknuri i zë vendin Ballës, Çuçi ikën në

Ditën e sotme u prezantua qeveria "Rama 3" dhe drejtuesit e rinj në qarqe. Surprizë ishte zëvendësimi i Taulant Ballës me Damian Gjiknurin. Ky i fundit nuk do jetë vetëm Sekretari i Prëgjithshëm i PS, por edhe drejtuesi i kësaj partie në qarkun e Elbasanit, post që është mbajtur nga Balla.

Për këtë të fundit kryeministri Edi Rama vendosi që t'i kalonte drejtimin e qarkut të Fierit. Tirana mbetet nën drejtimin e Erion Veliajt, ndërsa Vlora i është besuar Arben Ahmetajt.

Bledi Çuçi do të zhvendoset nga Gjirokastra në Berat dhe në vend të tij është vendosur Mirela Kumbaro. Durrësi që drejtohej përkohësisht nga Rama do të ketë tashmë Ardian Çelën.

Pas vendosjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, në Lezhë drejtues politik do të jetë Blendi Klosi. Pas Tiranës, Spiropali do të drejtojë qarkun e Kukësit. Ndërsa Edona Bilali do të zëvendësojë në Shkodër Ilir Beqja.

Kryeministri "harroi" të prezantonte drejtuesin politik në Korçë, që ndoshta do të bëhet me dije në vijim.

Lista e drejtuesëve politikë:

Tiranë: Erion Veliaj

Fier: Taulant Balla

Elbasan: Damian Gjiknuri

Vlorë: Arben Ahmetaj

Shkodër: Edona Bilali

Kukës: Elisa Spiropali

Durrës: Ardian Çela

Berat: Bledi Çuci

Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Dibër: Ulsi Manja

Lezhë: Blendi Klosi

Të fundit