Flash News

E-TJERA

Gjimshiti para sfidës së madhe: Harry Kane nuk ndalet nga një lojtar, por nga një skuadër

Gjimshiti para sfidës së madhe: Harry Kane nuk ndalet nga një

Sonte, të gjithë sytë do të jenë te kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili më në fund është gati për t’u aktivizuar si titullar pas disa dëmtimeve të përsëritura gjatë kohës që luante për Atalanta-n.

Përballë tij do të jetë një nga sulmuesit më të mirë të botës, Harry Kane. Megjithatë, Gjimshiti i mbetet parimit se futbolli është një lojë skuadre dhe se suksesin nuk e përcakton vetëm një lojtar.

I pyetur për përballjen me Kane, qendërmbrojtësi shqiptar tregoi modesti dhe profesionalizëm:

“Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë. Nuk do jenë duele individuale, por do jetë duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë.”
Gjithashtu, Gjimshiti bëri thirrje për përqëndrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes, duke theksuar se mungesa e përqëndrimit në Europian ndaj Italisë dhe Kroacisë çoi në pësimin e golave të shpejtë.

“Duhet të kemi përqëndrim 100% gjatë gjithë ndeshjes. Në Europian pësuam gola shpejt në ndeshjet ndaj Italisë dhe Kroacisë për shkak të papërqëndrimit 100% në fushë,” shtoi ai.
Kapiteni dërgon një mesazh të qartë: Harry Kane mund të bllokohet vetëm përmes një loje të fortë dhe të organizuar në grup. Shqiptarët shpresojnë për një paraqitje të mirë të ekipit kombëtar në sfidën e sotme.

Të fundit