Flash News

E-TJERA

Gjimshiti: Të jem kapiten i kombëtares, krenaria më e madhe

Gjimshiti: Të jem kapiten i kombëtares, krenaria më e madhe

Kapiteni Berat Gjimshiti i cili udhëhoqi Kombëtaren në Europian ka bërë një reagim në rrjetin e tij social, dy ditë pas skualifikimit nga Euro 2024.

Gjimshiti shkruan se të ishte kapiten i kuqezinjve ishte një krenari. Futbollisti thekson se kombëtarja ka një të ardhme të ndritur.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike.

Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar.

Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, shkruan Gjimshiti.

Të fundit