Flash News

E-TJERA

Gjinushi nuk e quan “qokë” shkrirjen e Albanologjisë: E kërkuam ne bashkimin

Gjinushi nuk e quan “qokë” shkrirjen e Albanologjisë: E

Skënder Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave, tha në një konferenë për mediat se ishtë Akademia e Shkecave ajo që kërkoi bashkimin me Albanologjinë.

Sipas tij, ASA as nuk po dënohet dhe as nuk po internohet, por u bë një bashkim mes dy akademive.

“Ne kemi kërkuar të bashkohet. Kjo është zgjidhja e vetme dhe këtë e kemi kërkuar pa marrë nëse ASA ka status ligjor apo jo dhe ASA nuk po dënohet dhe as po internohet. Me qeverinë sipas teje e kemi mirë, por harroni një gjë, asnjë Akademi nuk ka vendosur që të zhvillojë shkencën me leket e akademikëve, por me lekët e shtetit. Kur qeveria u bind që Akademia po reformohej, filloi edhe ta mbështesë”, tha ai.

Sa i përket faktit nëse është apo jo një qokë nga ana e qeverisë për të mbyllja e ASA-s, Gjinushi mohoi ta quante të tillë, duke thënë se në fakt ASA sipas tij po largohet nga politika.

Pra hiqet ASA nga Ministria, sot është nën Ministrinë e Arsimit dhe e sjell në Akademi. Dhe ju këtë e quani qokë poliitike. Kjo është e drejta juaj, por në fakt largohet nga politika dhe vjen nga akademia. Pra ëhstë e kundërta që u bë në 2008 kështu që jo vetëm u larguan institutet nga akademia e shkencave por nuk e çuan pranë universitetit sic e ka ligji”, u shpreh Gjinushi.

Të fundit