Flash News

E-TJERA

Gjirokastër/ Gjendet skelet njeriu dhe fortifikime të lashta poshtë mureve të kalasë

Gjirokastër/ Gjendet skelet njeriu dhe fortifikime të lashta

Fortifikime poshtë mureve të kalasë ekzistuese, copa qeramike dhe metalesh, si dhe gjetja e një skeleti njeriu në hapësirën e murit, kanë hedhur bazat e forta, sipas të cilave zhvillimi i kalasë së Argjirosë në Gjirokastër daton që nga antikiteti i vonë.

Zbulimet nga gërmimet e fundit arkeologjike në muret e kalasë së Argjirosë në Gjirokastër pritet ti shtojnë akoma më shumë vlerën këtij monumenti arkeologjik, historik dhe kulturor të vendit tonë.

Zbulimet e reja si të mureve, ashtu edhe të skeleteve njerëzore dhe të kafshëve hedhin dritë mbi ekzistencën e fortifikimit shumë kohë përpara mureve të kalasë që janë sot.

Gërmimet arkeologjike në kështjellën Argjiro, u rikthyen pas gati 30 vitesh. Për herë të parë ky fortifikim përmendet i dokumentuar në vitin 1336 dhe ngelet monumenti më i vizituar në qytetin e gurtë, që mbrohet tashmë nga UNESCO.

Të fundit