Flash News

E-TJERA

Gjirokastër/ Mbyllen dy kopshte, drejtoresha e Arsimit: Kemi 20 të infektuar

Gjirokastër/ Mbyllen dy kopshte, drejtoresha e Arsimit: Kemi 20 të

Dy kopshte janë mbyllur në qytetin e Gjirokastrës për shkak të infektimit të stafit me koronavirus.

 Në një intervistë për ABC news, Drejtoresha e Arsimit, Doriana Demo ka treguar më shumë për situatën, personat e infektuar dhe si do të vijojë puna më tej.

Sipas saj, mund te jenë rreth  18-20 të infektuar dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura për 1 javë.

“Kemi dy kopshte që nuk zhvillojnë procesin mësimor. Është kopshti nr.2 dhe 3. Në të dyja këto kopshte kishte pjesë e stafit mësuesor dhe kuzhinës kanë rezultuar të prekura me covid 19, janë karantinuar në shtëpi.

Si pasojë e shtimi të të infektuarve ne vendosëm mbyllen e dy institucioneve për të izoluar në kohë përhapjen e virusit. Jemi duke monitoruar. Në të gjitha kopshtet që kemi 18-20 persona rezultojnë me simptoma të Covid-19.

Nëse rëndohet situata. Në javën e kaluar filluan elementët e parë që u izoluam. Jemi në pritje nëse do ketë ende shfaqje të tjera. Kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura 1 javë”, shprehet Demo.

 

Të fundit