E-TJERA

Gjirokastër/ Polici arrestohet për aksident nën efektin e alkoolit, dy të tjerë pezullohen për shpërdorim detyre

Gjirokastër/ Polici arrestohet për aksident nën efektin e

Njëri prej tyre, inspektori S. K., është arrestuar pasi shkaktoi një aksident rrugor ndërsa drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Nga përplasja me një automjet tjetër, janë lënduar dy persona, shtetasja A. R. dhe një fëmijë i mitur, G. R., të cilët pas ndihmës së parë janë jashtë rrezikut për jetën.

Testi i alkoolit rezultoi pozitiv, ndërsa ndaj inspektorit rëndojnë akuzat për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Inspektor L. K. dhe Inspektor O. B., janë pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Ata dyshohen për “Shpërdorim detyre” pasi hetimet kanë zbuluar se lejuan kalimin e një automjeti “Toyota Avensis” në territorin shqiptar pa dokumentacionin e nevojshëm, duke shkelur procedurat ligjore dhe favorizuar trafikimin.

AMP dhe Prokuroria e Gjirokastrës kanë dokumentuar provat për këto raste, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Të fundit