Flash News

E-TJERA

Gjirokastër/ Rezultuan me Covid-19 pasi morën vaksinën, flet mjeku  

Gjirokastër/ Rezultuan me Covid-19 pasi morën vaksinën, flet
Foto ilustruese

Në Gjirokastër disa persona rezultuan me koronavirus, pasi morën vaksinën. Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë prekur nga Covid-19 dy ditë pasi kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit. 

Të dy punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Flitet se ka dhe të moshuar të cilët janë prekur pasi u vaksinuan.

Ndërkohë mjeku Arenc Brahimi në një prononcim për "Abcnews" tha se personat e prekur pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja para këtij procesi por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i ISHP. Ai theksoi se janë në total pesë persona që kanë rezultuar pozitivë.

“Ky lajm është i vërtetë. Janë pesë persona pozitivë. Nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Gjendja e tyre ka qenë në rregull. Ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që kanë pasur kontakte me persona pozitivë para dy tre ditësh. Kanë marrë vaksinën. Pas dy ditësh kanë pasur temperaturë.

I është kryer tamponi dhe kanë dalë pozitivë.  Janë izoluar. Janë testuar të gjithë personat e tjerë. Gjendja e tyre është OK. Ata katër pesë persona po ndiqen nga mjeku i familjes. Vaksina Pfizer nuk ka efekte anësore. Nuk ka asnjë ndikim tjetër deri në momentin që po flasin nuk ka dhënë reaksion. Në ata persona që janë të prekur, nuk jep efekt mbrojtje”, tha Brahimi.

Të fundit