Flash News

E-TJERA

GJK për zgjedhjet lokale/ PS komenton qëndrimin e Metës: Vendimet nuk komentohen, por zbatohen

GJK për zgjedhjet lokale/ PS komenton qëndrimin e Metës: Vendimet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për qëndrimin e presidentit Ilir Meta mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet  lokale të 30 qershorit.

Në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit, Balla tha se vendimet e "Kushtetueses" nuk interpretohen, por zbatohen. PS i ka kërkuar edhe më herët presidentit Meta që të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

“Ka një rregull që është e shkruar mbi gjithë rregullat e tjerë. Mendoj që duhet ta mirëkuptojmë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë në të njëjtin nivel me Kushtetutën vetë. Nëse Gjykata Kushtetuese ka një konflikt për një çështje të caktuar, ajo bën interpretimin. Nuk ka më një shkallë tjetër që ta apelosh. Vendimet e saj vetëm zbatohen. Përtej këtyre vendimeve nuk ka më interpretim”, tha Balla.

Presidenca u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur të njëjtën linjë me vendimin e qeverisë, duke shtuar se vendimi cënoi rëndë transparencën.

Të fundit