Flash News

E-TJERA

GJK rrëzoi dekretin, por Begaj nuk pendohet: S'e kam shkelur Kushtetutën

GJK rrëzoi dekretin, por Begaj nuk pendohet: S'e kam shkelur

Teksa Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e tij për Tiranën, presidenti Bajram Begaj e thotë me bindje të plotë se nuk ka shkelur aspak Kushtetutën.

I pyetur nga A2 CNN, Begaj tha se nuk është penduar për dekretimin e zgjedhjeve, përfshirë Tiranën, dhe se e respekton vendimin e GJK.

“Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, tha Begaj.

I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Begaj tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.

Të fundit