Flash News

E-TJERA

GJKKO caktoi “arrest me burg”, avokati i Belerit: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit

GJKKO caktoi “arrest me burg”, avokati i Belerit: Do ta

Avokati i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, deklaroi para mediave se nesër do ta ankimojnë në Gjykatën e Apelit vendimin e GJKKO-së, për të lënë në burg Belerin.

Avokati tha se Beleri kërkoi drejtësi nga gjykata dhe se nuk i pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

“U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar gjykimin që është ngritur për të. Nesër, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit”, tha avokati.

Të fundit